Sociale Më shumë

Përjashtohen 16 nxënës

Prej tvteuta15:26, 4 Nëntor 2015

Ka përfunduar periudha e parë klasifikuese për vitin akademik 2015 – 2016.

Në Shkollën e mesme publike “Vëllazërim Bashkim”  drejtori i kësaj shkolle Hysen Katana tha për TV Teuta se rezultatet nuk janë shumë të kënaqëshme. Me bledhjen e këshillit të paraleleve dhe të këshillit te arsimtarëve konstatuan se nga 587 nxënës të cilët vijojnë mësimin në drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm 56 % prej tyre janë me rezultat pozitiv , ndërsa 44 % rezultat negativ , ndërsa 4 nxënës largohen nga mësimi i rregullt për arsye të numrit të lart të mungesave të paarsyeshme.

Nxënësit të cilët kanë humbur të drejtën dhe statusin e të qënit nxënës të rregullt largohen me të drejtë të dhënies së provimeve klasore në fund të vitit.

Nga 363 nxënës të cilët vijojnë mësimin në drejtimet profesionale 100 prej tyre kanë arritur rezultat pozitiv ndërsa 263 rezultat negativ. Për shkak të mungesave dhe sjelljeve të parregullta largohen 12 nxënës.

Në total nga 950 nxënës të cilët janë regjistuar për  këtë vit akademik 16 prej tyre tashmë nuk kanë status të nxënësve të rregullt.

Drejtori Hysen Katana shtoj se vazhdon regjistrimi i kandidatëve me korespondencë deri në fund të muajit nëntor.

  • 1

    Radio