Sporti Më shumë

Përfundon me sukses sezoni i garave i vitit 2017 për Klubin e Karatesë “Ulqini”

Prej tvteuta13:51, 18 Dhjetor 2017

KLUBI I KARATESË “ULQINI” FITUES I 303 MEDALJEVE NË VITIN 2017                                                  TRI MEDALJE BALLKANIKE DHE NJË REFER BALLKANIK I LICENSUAR 

Sukseset e KK “Ulqini” vazhdojnë edhe në vitin 2017, duke vërtetuar kështu cilësinë e një pune profesionale dhe të një tradite 42-vjeçare që mban mbi supet e veta ky klub sportiv.                                              KK “Ulqini” momentalisht numëron 92 anëtarë, ku prej tyre 63 janë garues dhe 29 fillestarë.

Garuesit e KK “Ulqini” gjatë vitit 2017 morën pjesë në 26 gara të ndryshme vendore, ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare, ku arritën të kurorëzohen më 303 medalje: 99 të arta, 85 të argjendta, 119 të bronzta dhe 28 kupa në disiplinat ekipore dhe individuale.

Të gjitha këto gara janë të fuqishme dhe të gjitha sukseset janë për çdo lëvdatë, por vlen të veçohet, Turneu Ndërkombëtar “New York International Open”, në Nju Jork, Kampionati Ballkanik, Kampionatet e Malit të Zi dhe Kampionati Mbarëkombëtar, në të cilat garuesit e KK “Ulqini” kanë arritur të kurorëzohen me 24 medalje: 6 kampionë, 7 nënkampionë dhe 12 medalje të bronzta.

Çdo medalje është numëruar sipas rregullave olimpike: çdo disiplinë ka një medalje, si dhe çdo ekip fitues numëron vetëm një medalje.

Në Turneun Ndërkombëtar “New York International Open”, në Nju Jork, në mesin e 52 klubeve nga 22 shtete me 685 garues, garuesi ynë i mirënjohur Dardan Ceka u kurorëzua me medaljen e bronztë në luftëra individuale -67 kg.

Në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të Rinj U21, fituam 3 medalje: 1 të artë dhe 2 të bronzta: Adnan Kuqi i artë –luftëra ekipore U21 senior i ri, Albert Rudoviq i bronztë – luftëra individuale -70 kg kadet dhe Adnan Kuqi i bronztë – luftëra individuale +84 kg senior i ri.

Po ashtu, në këtë Kampionat, Naim Duraku, referi i vetëm nga komuna e Ulqinit, i cili vjen nga radhët e Klubit të Karatesë “Uqini”, u licensua për refer ballkanik, duke e kaluar me sukses provimin për këtë titull. Naimi këtu nuk ka të ndalur.  Së shpejti do të marrë pjesë edhe në provimin për licensë evropiane.

Në kampionatet shtetërore të Malit të Zi garuesit e KK “Ulqini” arritën të kurorëzohen me 14 medalje: 3 të arta, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta. Në luftëra individuale kampionë u shpallën Edin Kraja senior +84 kg, Simon Simonoviq  2007 +45 kg dhe Riad Tafiq 2007 -30 kg.                                                                                                                                          Nënkampionë të Malit të Zi në luftëra individuale u shpallën: Seida Suma – seniore, Diellëza Rama – juniore dhe Yllëza Rama 2007, ndërsa nënkampion në kata individuale u shpall Simon Simonoviq 2007. Po ashtu, ekipi i katave dhe luftërave i senioreve u shpallën nënkampione të Malit të Zi: ekipi i katave +16 vjet ishte në përbërje nga Antigona Rama, Seida Suma dhe Diellëza Rama, kurse ekipi i lufërave +18 vjet ishte i përbërë nga Seida Suma dhe Antigona Rama.                                                                                                                Me medalje të bronztë në kata individuale u kurorëzuan Riad Tafa dhe Aleks Simonoviq, kurse në  luftëra inviduale me medalje të bronztë u kurorëzuan: Adnan Kuqi – senior i ri U21, Elvir Islami – junior, Albert Rudoviq – kadet, Ridvan Xhureta – kadet dhe Antigona Rama – seniore.  Po ashtu, edhe ekipi  2006/2007 në luftëra në përbërje Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Adis Demiri u kurorëzua me medalje të bronztë.

Në Kampionatin Mbarëkombëtar garuesit e KK “Ulqini” arritën të kurorëzohen me 3 medalje: 2 të arta dhe 1 të argjendtë. Në luftëra individuale Kampionë u shpallën Seida Suma seniore -68 kg dhe Adnan Kuqi  junior +76 kg, kurse Antigona Rama u shpall nënkampione në luftëra individuale seniore +68 kg.

 

 

 

Një sukses për çdo lëvdatë i klubit tonë ishte dhe organizimi i turneut XVI ndërkombëtar të karatesë “Ulqini Open 2017”:

Klubi i Karatesë “Ulqini” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Federatën e Karatesë së Malit të Zi edhe këtë vit organizoi Turneun XVI ndërkombëtar të karatesë “Ulqini Open 2017”, i cili organizohet për nder të Ditës së Ulqinit. Ky turne tashmë tradicionalisht për vite me radhë i kushtohet Ditës së Qytetit tonë të bukur, duke grumbulluar me qindra karateistë e dashamirë të sportit të karatesë nga mbarë rajoni e duke e bërë kështu edhe më madhështor festimin e Ditës së Ulqinit. Në Turne morën pjesë 52 klube të karatesë nga 9 shtete pjesëmarrëse, me gjithsej 716 garues.

Medaljet e tjera në disiplinat individuale dhe ekipore kata dhe luftëra janë fituar në turne të tjerë ndërkombëtarë, ku KK “Ulqini” ishte çdo herë ndër klubet më të mirë me suksese kulminante duke u radhitur ndër më të mirët në renditjen e përgjithshme duke nderuar kështu traditën e vet dhe emrin, të cilin e mban me krenari tash katër dekada, emrin e qytetit të vet Ulqini.

Fuqia e një klubi vlerësohet dhe bazohet në rezultatet e arritura gjatë tërë vitit me të gjitha gjeneratat, – shprehen udhëheqësit e klubit Gjorgje Daboviq (kryetar), Skender Tahiri (drejtor i marketingut), Ardita Rama (sekretare), dhe trajnerët Kujtim Sukaliqi (kryetrajner), Ibrahim Kurtish, Blerim Sukaliqi, Naim Duraku dhe Ruzhdi Rama, duke cekur se këto suksese të garuesve të tyre janë gjithmonë për çdo lëvdatë dhe se të gjitha këto rezultate nuk janë nga një, dy apo tre garues, por janë rezultate të të gjitha gjeneratave, rezultate të një fuqie garuese, që arriten gjatë tërë vitit, duke filluar nga ajo e më të rinjve e deri në seniorë.

Këta janë 63 ambasadorët e qytetit tonë, ushtarët e denjë të Klubit të Karatesë “Ulqini”, që na përfaqësuan në vitin 2017 dhe u kurorëzuan me medalje:

Adnan Kuqi, Albert Rudoviq, Edin Kraja, Dardan Ceka, Seida Suma, Antigona Rama, Hantije Ibroçi, Sretena Gjuriq, Diellëza Rama, Marko Daboviq, Elvir Islami, Ridvan Xhureta, Albion Duraku, Allmir Hajdari, Ronald Jacoviq, Riad Tafa, Simon Simonoviq, Adis Demiri, Paskual Koçoviq, Aldin Buliq, Vesko Ojdaniq, Yllëza Rama, Shehid Bisha, Arian Bejta, Andrej Ojdaniq, Allmir Rexha, Agron Lulgjuraj, Simon Simonoviq, Vuk Ojdaniq, Leid Hoxhiq, Anton Elezoviq, Edvin Çejoviq, Ildiar Demiri, Abidin Hajdinaga, Adrian Turkoviq, Ajla Bileca, Antonio Junkoviq, Marko Marnikoviq, Stefan Simonoviq, Hana Ceka, Diar Ceka, Agnesa Kollari, Ajla Dodiq, Vasilisa Miranoviq, Lejla Nishiq, Klodian Rexha, Sara Nika, Medina Xhurreta, Smajl Zulfaj, Allmir Peri, Stefani Selimoviq, Marko Konotar, Armin Lajka, Zyhra Rexha, Anes Dibra, Ardita Dibra, Medin Xhurreta, Rejan Xhurreta, Amella Xhurreta, Elvira Gjelloviq, Adis Xhurreta, Izabella Hakanjin, Fatmir Zulfaj.

Si përfundim mund të shtojmë se garuesit tanë meritojnë respekt, përkrahje e lëvdata, sepse këto rezultate janë të rralla dhe janë të arritura me mund e më punë të palodhur, duke marrë pjesë në 26 turne të ndryshme, pa një mbështetje adekuate financiare, të cilën padyshim e meritojmë, sepse në 26 turne u përmend emri i Qytetit tonë dhe gjatë tërë vitit ishim ambasadorë të denjë dhe promovuesit më të mirë të qytetit në vende të ndryshme, pasi që jemi klubi me më shumë gara në vend dhe jashtë vendit.

Ata me këtë rast në veçanti falënderojnë edhe ata sponsorë të paktë, por të artë që u gjetën tërë vitin pranë tyre duke ndihmuar dhe lehtësuar pjesëmarrjen në këto gara. Po ashtu, edhe një falënderim të veçantë meritojnë edhe mediat që na përcollën aktivitetet duke i publikuar dhe reklamuar, si dhe falënderim meritojnë edhe prindërit e garuesve që çdo herë na përkrahin dhe kanë një bashkëpunim të sinqertë me ne.

Ulqin, më 15.12.2017

Shërbimi Informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”

  • 1

    Radio