Sociale Më shumë

Përfundoi trajnimi “Ne kujdesemi, ne veprojmë” për personat me aftësi të kufizuar

Prej tvteuta16:13, 6 Dhjetor 2017

Projekti “Ne kujdesemi, ne veprojmë”, i cili ishte dedikuar për nxitjen e përfshirjes sociale dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar në komunat e Tivarit dhe Ulqinit,  përfundoi me trajnimin e 20 kandidatëve. Në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në ndërtesën e administratës së Portit të Tivarit, morën pjesë përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale dhe Sekretariatit për çështje shoqërore të Komunës së Tivarit, nga Byroja e Punësimit, përfaqësuesit  e OJQ-së “Adria”, punëdhënës dhe pjesëmarrësit në projekt.

“Pas përfundimit të fazës së parë të projektit duhet të jemi të kënaqur me atë çka pjesëmarrësit kanë treguar në trajnim. Përveç trajnimit në kompjuter, pjesëmarrësve iu është dhënë mundësia që nëpërmes  pjesëmarrjes aktive të përmirësojnë statusin e tyre dhe të punësohen,” tha Vesna Jukiq nga Qendra për Punë Sociale e Tivarit. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e përfshirjes sociale dhe uljen e varfërisë në mesin e njerëzve me aftësi të kufizuara në Ulqin dhe Tivar. Mungesa e përvojës praktike të personave të papunësuar me aftësi të kufizuara, duke përfshirë paragjykimet për aftësitë e tyre, është një nga pengesat më të mëdha për punësimin e këtyre personave.

  • 1

    Radio