Kulturë Më shumë

Performancë artistike “Qyteti Krijues-Creative City”

Prej tvteuta15:46, 29 Nëntor 2017

Mbrëmë për nder të festës së 28 Nëntorit –festës së Flamurit Kombëtar në galerine e Qendrës për Kulturë “Qyteti Krijues- Creative City” organizoi performancë artistike në kuadër të projektit “Veshjet kombëtare ,pasuri kulturore e Komunës së Ulqinit”.

Koordinatorja e projektit Leze Llazari, të cilën në këtë nismë e kanë përkrahur një numer i madh i grave te cilat merren me pune dore shprehet e lumtur që ky projekt është mirëpritur nga projekti . Sipas zonjës Llazari këto veshje tradicionale rrezikojnë që të zhduken për shkak të modernizimit të tepërt të shoqërisë dhe mosinteresimit nga ana e brezave të rinj për tu kushtuar këtij arti. Projekti është përkrahur nga mjetet e parapara për shoqërinë civile për vitin 2016.

 

  • 1

    Radio