Aktuale Më shumë

Përcaktohen kandidatët për Gjykatë Kushtetuese: Kalon edhe Resulbegoviq

Prej tvteuta12:50, 7 Shkurt 2023

Në seancën e sotme të Këshillit Kushtetues,  u përcaktua lista e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila do t’i dërgohet plenumit.

“Ata që marrin shumicën absolute shkojnë në plenum”, tha kryetarja e bordit Simonida Kordiq.

Kandidatet Dragana Gjuranoviq dhe Snezhana Armenko morën të gjitha 13 votat “pro”, ndërsa Momirka Teshiq 12 vota “pro” ndërsa një deputet abstenoi. Në plenum do të shkojë edhe Faruk Resulbegoviq, i cili mori shtatë vota , ndërsa anëtarët e Bordit nga DPS dhe LP abstenuan.

  • 1

    Radio