Aktuale Më shumë

PER 48 ORE GRUMBULLOHEN MBI 200 MIJE EURO PER SELENEN

Prej tvteuta18:25, 27 Janar 2017

Sot pothuajse te gjitha mediat ne Mal te Zi por edhe e tere popullata e vullnetit te mire jane solidarizuar me Selenen e vogel dhe familajret e saj, duke bere donacion permes mesazheve telefonike, xhiro llogarive te hapura ne vend dhe jashte vendit.

Sot ishte edhe nje dite ku populli tregoi se ende ka humanizem brenda nesh.

Per me pak se 48 ore eshte grumbulluar ndihma humanitare prej me shume se 200.000 mije eurosh  per te ndihmuar vogelushen Selena e cila vuan nga neuroblastoma-kance I cili eshte zhvilluar ne barke dhe metastaze ne boshtin kurrizore.

Nje shtyse te madhe tere kesaj ngjarje I dhane  edhe mediat, te cilat sot me organizimin e Radiotelevizionit te Malit te Zi u solidarizuan dhe te gjithe ne ora 12 u grumbulluan para institucioneve te veta per te nisur mesazhet telefonike ne ndihme te Selenes se vogel, e cila tashme mund ti nenshtrohet kurimit te metejshem.

Edhe stafi i TV Teuta  gjate tere dites I eshte perkushtuar ndihmes se vogelushes, qofte permes publikimeve te ndryshme, qofte permes mesayheve duke u solidarizuar me mediat tjera ne Mal te Zi.

Ne llogarine e Lovqen bankes jane mbledhur: 128.000 euro.
Me ane te sherbimeve SMS jane nisur 120.087  mesazhe.
me ane te fondeve permes internetit jane mbledhur: 18.255 euro dhe 10.083 USD.

Familja e vogelushes Selena u eshte falenderuar te gjithe atyre te cilet kane ndihmuar per te shpetuar femiun e tyre, duke theksuar se mjetet e grumbulluara shtese do ti transferojne ne fonde per ndihma te personave nga semundja e kancerit.

  • 1

    Radio