Politikë Më shumë

PDS: Emri i kandidatit pas zgjedhjeve në Ulqin dhe Berane

Prej tvteuta09:55, 1 Shkurt 2018

Partia Demokratike e Socialistëve pas zgjedhjeve lokale në Beranë dhe në Ulqin do të bëjë publik emrin e kandidatit për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen me 15 prill , ka njoftuar deptuteti i kësaj partie Andria Nikoliq. Duke folur për mundësitë që kandidat presidencial të jetë Millo Gjukanoviq, Nikoliq ka theksuar se Gjukanoviq vite me radhë është lider i partisë më të madhe politike në Mal të Zi dhe është për tu pritur që partia , në krye të të cilës gjendet, por edhe opinioni i gjerë , gjithmonë e shohin atë në rolin e kryeministrit ose të presidentit të shtetit. Ai gjithashtu ka shprehur sigurinë , se pa marrë parasysh se kush do të jetë kandidat i kësaj partie, ai do të fitojë që në raundin e parë.

  • 1

    Radio