Politikë Më shumë

PDS dorëzon listën zgjedhore. Nrekiq në krye

Prej tvteuta15:00, 8 Janar 2018

Partia Demokratike e Socialistëve në Ulqin dorëzoi sot listën zgjedhore prej 33 kandidatëve për këshilltarë, të cilët do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet e ardhëshme lokale me 4 shkurt.

Në krye të listës ndodhet kryetari i Këshillit Komunal Loro Nrekiq, por edhe emra të tjerë të njohur të kësaj partie, si Rexhep Taganoviq, Pranvera Suljiq dhe Luigj Shkrela. Nrekiq për televizionin Teuta tha se në listë ndodhen një numër i madh i emrave që i takojnë moshave të reja dhe gjinisë femrore, duke i respektuar normat e barazisë gjinore. Ai gjithashtu u shpreh edhe optimist për rezultatin e kësaj partie në zgjedhje, e cila sipas tij do të mbetet partia më e fortë në Komunën e Ulqinit.

 

  • 1

    Radio