Sociale Më shumë

Pasioni për peshkimin po trashëgohet brez pas brezi në Ulqin

Prej tvteuta11:12, 26 Janar 2023

Pasioni për peshkimin po trashëgohet brez pas brezi duke i mbizotëruar kohës. Dëshira për mbajtur këtë profesion gjallë dëshmohet më së miri në Ulqin, ku edhe të rinjtë sot vazhdojnë pasionet e baballarëve dhe gjyshërve.
Më shumë se nevojë ekonomike peshkimi në Ulqin është kthyer në pasion këtë na dëshmoi edhe biseda që patëm me peshkatarin tashmë me eksperiencë 13 vjeçare, Dilaver Kuqeviq, ku njëherit është edhe pronar i restaurantit në breg të bunës “Barbana”.
Ai që nga hapja e restaurantit hobin e ti e ka valorizuar edhe në mënyrë ekonomike, ku menuja është e bollshme me peshk të freskët nga bregdeti jonë.
“Barbana” gjatë verës ishte kryefjalë ku akoma vazhdon me punë edhe jashtë sezonit veror në fundjava.

  • 1

    Radio