Sociale Më shumë

Para sezonit veror Mëhalla e Re me pamje tjetër

Prej tvteuta17:51, 3 Mars 2017

Lagja e “Mahallës së Re” para sezonit veror do të fitojë një pamje krejtësisht ndryshe,shprehet për televizionin Teuta drejtori i Agjensionit  për Zhvillim dhe Ndërtim ,Shpëtim Maraj.  Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim dhe Ndërtim i është përgjigjur kërkesës së banorëve të Mëhallës së Re dha ka përgatitur një projekt që përfshin rregullimin ndriçimit, trotuarit si dhe mbjelljen e bimëve dekorative prej rrethit deri tek supermarketi “Adi”. “

Ky do jetë projekti i parë në Ulqin që do të ketë ndriçim LED i cili kursen energji. Agjensioni  për Zhvillim dhe Ndërtim ka përgatitur planin ideor,dhe pritet të hapet tenderi,më pas të fillohet me punime” i tha televizionit Teuta Maraj . Ky projekt kap shumën rreth 30 mijë euro, dhe planifikohet të relaizohet para sezonit turistik.

  • 1

    Radio