OT: Realizimi i të ardhurava 94% deri në shtator
Prej tvteuta17:34, 13 Tetor 2017
Organizata turistike e Ulqinit deri në muajin shtator ka arritur që të realizojë të ardhura në masën rretth 540.000 euro, çka përbën mbi 94% të planit prej 576.oo eurove.
Drejtori i kësaj organizate Fuad Haxhibeti tha për televizionin Teuta se deri në fund të vitit realizimi me siguri do të jetë në masën 100%. Të ardhurat nga tatimi i banimit po ashtu kanë pësuar rritje, pasi deri tani janë vjelë 356.000 euro, apo 97% e planifikimit prej 366.000 eurove, çka në krahasim me vitin e kaluar është rritje prej rreth 30%. Në lidhje me arsyet se pse në gazetën “Dan” ka pasur spekullime se të ardhurat kanë qenë më të ulta se vitin e kaluar, Haxhibeti tha se gazetari i “Dan” nuk ka kontaktuar me këtë institucion për të marrë informacionet e duhura, prandaj edhe ka dalë me informata të pasakta, çka sipas tij është mjaft joprofesionale.
Realizim më të ulët kanë pasur nga antarsimi, ku nga 60.000 euro janë realizuar 34,000, çka, sipas Haxhibetit , do të përmirsohet deri në fund të viti pasi pagesa për këtë tatim pritet në muajin dhjetor.