Sociale Më shumë

Opozita konsideron bojkotimin e zgjedhjeve në Nikshiq

Prej tvteuta10:20, 14 Shkurt 2017

Partitë opozitare në Mal të Zi janë duke konsideruar bojkotimin e zgjedhjeve lokale të Nikshiqit, pasi për këtë të deklarohen nga kryesia e Frontit Demokratik, shkruajnë disa nga mediat e vendit. Shkaku për këtë është kërkesa për heqjen e imunitetit të dy deputetëve të Frontit, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, të cilët dyshohen për pjesmarrje në organizatën kriminale e cila tentonte grusht shteti në ditën e zgjedhjeve.

Nga opozita thuhet se fushata zgjedhore dhe vetë zgjedhjet do të ishin të pakuptimta në një atmosferë të tillë kur deputetëve të opozitës u kërcënohet me arrestim. Nga Fronti Demokratik akoma nuk kanë dalë me një qëndrim final në lidhje me këtë çështje, por njëri nga liderët e këtij grupimi Nebojsha Medojeviq, ka thënë se për këtë opinioini publik do të njoftohet pas takimeve me pjesën tjetër të opozitës.

  • 1

    Radio