Kulturë Më shumë

Old timer fest në Ulqin

Prej tvteuta10:00, 27 Korrik 2015

Old timer fest është një manifestim tradicional I cili u organizua për të tetin vit me radhë në Ulqin. Manifestim ky I cili mblodhi shumë adhurues të makinave të vjetra të cilët defiluan nga hoteli Otrant deri në Ranë ku më pas vazhduan në Copaccabana në një dreke solemne. Në këtë manifestim morën pjesë 20 makina të cilat datonin nga viti 1921 deri tek viti 1969. Edhe se vështirësitë ishin të shumëta sa I përket fluksit në qytet, organizatori Dasho Dragoviq tha se organizimi shkoi mire që ishte edhe qëllimi kryesor.
Mes njerëzve që përkrahën këtë manifestim ishte edhe Branko Baletiq I cili shprehi kënaqësinë që gjindet në Ulqin për këtë ngjarje të rëndësishme.
Funkcioneri I lartë I policies Sead Frljuckiq tha se ata do të jenë gjithmonë në përkrahje të këtij aktiviteti, si dhe do të përpiqen që vënë në zbatim edhe ligjin për makina të vjetra.
Ajo që është e bukura e këtyre makinave të vjetra është që ato trashigohen brez pas brezi.
Manifestim I tillë shkonë në favor të Uqinit meqenëse njerëz nga vende të ndryshme I kushtojnë të pakten një ditë qëndrimit tek ne.

  • 1

    Radio