Aktuale Më shumë

Ofensiva e Rusisë është ndaluar

Prej tvteuta10:31, 17 Mars 2022

Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë ngecur në të gjitha frontet, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj këtë mëngjes. Sipas saj se forcat ruse kanë “bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda”.

“Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës”, shton Ministria e Mbrojtjes. Ushtria e Ukrainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore, bombardime dhe granatime të popullatës civile,  sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.

Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se numri real është rreth 7,000 .

  • 1

    Radio