Aktuale Më shumë

Nuk pritet rritje e çmimit të bukës

Prej tvteuta17:07, 12 Mars 2023

Përkundër paralajmërimeve të fermerëve serbë se mbjellja pranverore e drithrave,  do të jetë deri në 30 për qind më e shtrenjtë se e vjeshtës së kaluar, prodhuesit vendas të bukës sigurojnë se nuk do të ketë asnjë ndërprerje në furnizim dhe as rritje të çmimeve.

Siç njoftuan më herët mediat nga Serbia, deri në fillimin e mbjelljes pranverore të misrit, lulediellit dhe sojës ka mbetur edhe më pak se një muaj dhe vlerësohet se mbjellja do të kushtojë gjashtë deri në 30 për qind më shumë. Një burim i afërt me prodhuesit vendas siguron se furnizimi aktualisht po vazhdon normalisht dhe se nuk duhet të priten ndryshime të dukshme sa i përket çmimit të bukës, ndërsa në periudhën e ardhshme mund të ketë edhe ulje të çmimit të drithrave.

Rënies së çmimeve i kontribuan numri më i madh i hektarëve të mbjellë në mbarë botën, si dhe çlirimi i tepricave nga rezervat në Evropë, të cilat të paktën përkohësisht neutralizuan mungesën e grurit nga Ukraina, si dhe sanksionet që pengojnë eksportet nga Rusia. Këto dy vende janë eksportuesit më të mëdhenj të drithrave në Evropë.

Javën e kaluar, çmimi i grurit në bursën e Novi Sadit është ulur 5.6 për qind krahasuar me shtatë ditë më parë, kurse çmimi i misrit ka rënë për 1.7 për qind.

  • 1

    Radio