Kulturë Më shumë

Njëzet përalla me tregime për fëmijë

Prej tvteuta14:07, 24 Qershor 2015

Në qytetin e Shkodrës u oganizua  përfundimi i projektit “Rritja e mirëqënies së fëmijëve të moshes parashkollore përmes promovimit të vlerave socio emocionale”.Ë shtë ky projekti ndërkufitar të cilin OJQ “Mogul’ e realizon në bashkëpunim me qendrën shqiptare për zhvillim mendor. Ky është projekti i parë ndërkufitar i këtij lloji i cili ka të bëjë me rritjen e mirëqënies emocionale dhe sociale të fëmijeve të moshës parashkollore nga 3 deri në 6 vjec. Si rezultat i këtij projekti u botua libri me 20 përralla dhe tregime me titullin “Kush e shëroj elefantushin”. Të gjithë të pranishmit dhe bashkëorgnaizatorët në këtë mbrëmje, ndanë edhe përvojat e tyre për 18 muaj të realizimit të këtij projekti. Ky projekt mbështetet nga Unioni Europian, ndërsa 15 % financohet nga Komuna e Ulqinit.

I pari që e mori fjalën në këtë tubim ishte zv. ministri i Arsimit në Mal të Zi, Marash Dukaj, duke e vlersuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për formimin e fëmijeve 3 deri në 6 vjec.

Ndersa Arsllan Hajdinaga , koordinator i zyrës së projekteve IPA, bëri një vështrim 18 mujor të impelementimit të këtij projekti ku komuna e Ulqinit ishte partner.

Blerta Bodinaku, drejtoresha ekzekutive e qendrës shqiptare për zhvillimin e shëndetit mendor, bëri një përmbledhje të rrugtimit 18 mujor të këtij projekti. Duke qënë se pjesa e Shqipëris ka pasur një përvojë të tillë edhe më përpara , ajo e krahasoj dhe shpresoj se efikasiteti i këtij libri do të jetë po aqe i madh sa edhe efekti i librit të parë. Fëmijët janë të ndjeshëm tha ajo dhe prandaj edhe ne në këto 18 muaj të gjithë së bashku jemi përpjekur që me anë të këtij libri me përralla tu afrohemi botëkuptimit të tyre.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “Mogul” Xhemal Peroviq që me fillimin e këtij projekti ka pasur qellim që tema të tilla tabu në të kaluarën për cerdhet publike të vihen në dukje, pasi vetëm duke i trajtuar ato mund të arrihen rezultate. Ndërsa në qytetin e Shkodrës  me rastin e përurimit fjalët e tija ishin me entuziastët , një punë 18 mujore e lodhëshme sic tha ai por me një fryt të suksesshëm.

Elvira Sina , përfaqësuese e institutit për zhvillimin e arsimit në ministrinë e arsimit dhe sporteve në Shqipëri tha se mungesës së literaturës për fëmij tashme i shtohet ky liber i cili do të kontribojë shumë per ta. Ajo vlersoj edhe bashkëpunimin rajonal në mes autoreve të përbashkët nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Manaj nga Malësia e Madhe tha se shkollimi i cili fillon që në moshën parashkollore është një produkt fryti i të cilit do të vërehet edhe në shkollimin e lartë.

Anila Susorova , drejtoreshë e shkencave në fushën e zhvillimit të fëmijëve, foli mbi metodologjinë e hartimit të këtij libri. Ajo tha se nëse këto përralla përkojn me një situat të tyren në të cilën ato ndodhen emocionalisht do tu ndihmojë ta tejkalojnë atë, pasi që ky libër ofron modele të rasteve të ndryshme, dhe mënyra më e mirë për të mësuar dhe edukuar fëmijët është me anë te modeleve.

Për pjesën e Malit të Zi 20 përrallat dhe tregimet janë të përkthyera edhe në gjuhën malazeze. Drejtoresha e cerdhës publike të Ulqinit Vera Kostiq vlersoj që ky libër është në të dy gjuhët, vlersoj mënyrën se si përzgjedhja e temave për tu trajtuar në këtë libër u bë me një bashkëpunim të ngushtë me edukatoret , pasi që janë ato të cilat janë më afër me fëmijët.

Ky libër është i shkruar nga  3 shkrimtarë , nga Adelina Mamaqi, Muzafer Caushi dhe Rovena Rozhani. I pranishëm ishte shkrimtari Muzafer Caushil. Ai tha se është hera e  parë që shkrun një libër të tillë për fëmijë,por mesiguri që nuk do të jetë i fundit.

Ndërsa edukatoria Lumnije Bisha nga Ulqini dhe edukatorja Mashanoviq nga cerdhja e Tivarit ,u shprehën shumë të kënaqura me realizimin e këtij projekti. Vlersuan këto përralla si ndihmesë të madhe për ta , për një punë më të lehtë me fëmiejt nga ana socio emocionale.

Ngjarja  vazhdoj me shkëmbimin  e eksperiencave në mes njëri tjeterit. Të gjitë të kënaqur me realizimin e këtij projekti.

Gjithsej nga ana e Malit te Zi do të botohen 3000 kopje të librit , ndërsa në Shqipëri 5000 të tilla.

  • 1

    Radio