Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Zhvilloi takim me ambasadorin e Bosnje dhe Hercegovinës në Malin e Zi

Prej tvteuta11:58, 23 Mars 2024

Kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu zhvilloi takim me ambasadorin e Bosnje dhe Hercegovinës në Malin e Zi SH.T z.Branimir Jukiq.
Kryetari Nimanbegu përshëndeti lajmin për Vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës në BE. Ky lajm thekson rëndësinë që e ardhmja e vendeve të Ballkanit është integrimi euro-atlantik.

Gjithashtu është diskutuar për aktualitet politike me të cilën ballafaqohemi në rajonin e Ballkanit Perëndimore si dhe bashkëpunimi në të ardhmen në fushat e ekonomisë dhe turizmit ndërmjet Komunës së Ulqinit me Bosnje dhe Hercegovinën pasi janë të shumta dhe me potencial të lartë për zgjerimin e tyre.
Në të kaluarën e përbashkët Bosnja dhe Hercegovina ka ndërtuar shkollë në Ulqin që sot është Shkolla e Mesme e Kombinuar.

  • 1

    Radio