Politikë Më shumë

Nimanbegu: Ligji i ri për Tuzin, blerje e kohës

Prej tvteuta10:16, 6 Janar 2016

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, deklaroi për televizionin Teuta se ligji i ri për statusin e Tuzit erdhi si rezultat i marrëveshjeve të subjekteve politike që veprojnë atje, me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Nimanbegu tha se Forca nuk ka marrë pjesë në këto marrëveshje, kurse arsyet pse ai votoi kundër kanë të bëjnë me disa ndryshime në ligj në momentet e fundit, dhe faktin që ai nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2018. Ai shtoi se ligji aktual nuk do të thotë se statusi i Tuzit është përfundimtar, dhe këtë gjendje e vlerëson si blerje të kohës, pasi që ky status nuk ishte qëllimi i shqiptarëve në Mal të Zi.

  • 1

    Radio