Aktuale Më shumë

Nimanbegu: “Erërat po shkaktojnë rrëzimin e pemëve, apel qytetarëve të mos parkojnë në pikat kritike”

Prej tvteuta12:42, 19 Nëntor 2022

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimin në komunën e Ulqinit është duke intervenuarnë disa lokacione, ka njoftuar për Televizionin Teuta kryeshefi  i këtij shërbimi, Abdullah Nimanbegu.

“Mbrëmjen e së premtes për shkak të erërave të forta janë rrëzuar disa pemë dhe kanë bllokuar rrugën që të çon në Kripore. Pas njoftimit të qytetarëve, ekipet tona dolën në terren dhe zhbllokuan rrugën. Pas kësa kemi intervenuar edhe në rrugën e Adës së Bunës”, ka njoftuar Nimanbegu.

Nimanbegu njofton se aktivitetet e tyre në teren vazhdojnë edhe sot me hapjen e rrugëve të bllokuara nga pishat e rëna.

“Gjithashtu kemi marrë masa që të parandalojmë ramjen e pishave në disa vende kritike siç janë linjat e transmetimit në rrugën e Kripores si dhe në Shtoj.I bëjmë apel qytetarëve që në ditët në vijim të mos parkojnë automjetet e tyre në vende kritike e posaçërisht jo në pjesën e pishave”|, deklaroi Nimanbegu.

  • 1

    Radio