Sociale

Sociale Më shumë

Nga viti i ardhshëm kartelë shëndetësore kombëtare

Prej tvteuta27 February 2017

Libreza e shëndetësisë vitin e ardhshëm do të zëvendësohet me kartelë kombëtare, e cila do të mundësoi pagesën më të mire të kontributeve ,dhe kontrolle më cilësore të shërbimeve , ka paralajmëruar drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sead Çirgiq. “Planifikohet përdorimi i kartelës shëndetësore  evropiane  e cila është një nga kushtet në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Çirgiq. Ai tha se është shumë i kënaqur me rezultatet e rrjeteve të  spitale private “Kodra” në sistemin shëndetësor publik. “Nuk ka ankesa të pacientëve, që është  tregues që çdo gjë  është duke funksionuar siç duhet”,  ka thënë tha për  Radion e Malit të  Zi.