Sociale Më shumë

Nga data 29 qershor deri më 2 korrik regjistrimi në shkollë të mesme

Prej tvteuta11:09, 19 Qershor 2020

Në Mal të Zi është shpallur konkursi për regjistrim në shkolla të mesme përmes të cilit nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin drejtimet që ofrojnë shkollat e mesem përkatëse.

Fletëparaqitjet për regjistrim do të mund të dorëzohen prej me 29 dhe 30 qershor, si dhe më 1 korrik gjatë 24 orëve, ndërsa me 2 korrik deri në ora 15:00.

Gjatë afatit të paraqitjes së aplikimeve për regjistrim në shkollë, komisioni është i detyruar të publikoj listën e renditjes së kandidatëve të regjistruar. Lista e renditjes publikohet në tabelën e buletinit shkollor dhe përmban për secilin kandidat: emrin e nxënësit, emrin e prindit ose kujdestarit, mbiemrin, numrin e pikëve të arritura individualisht sipas kritereve të vlerësuara për regjistrim dhe numrit të përgjithshëm të pikëve të arritura. Lista e renditjes së kandidatëve për regjistrim në shkollë publikohet në tabelën e buletinit shkollor deri më 4 korrik 2020. Pas publikimit të listës, nxënësit paraqesin në shkollë certifikata origjinale të tre klasave të fundit të shkollës fillore dhe diploma për rezultatet e garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nxënësit që regjistrohen në klasën e parë të shkollave të mesme janë të liruar nga pagesa e tarifës administrative, në përputhje me nenin 18 të Ligjit për tarifat administrative.

Risi është se regjistrimi plotësisht do të bëhet në formën elektronike në platformën www.upisi.edu.me.

  • 1

    Radio