Kulturë Më shumë

NESËR HAPET PANAIRI I LIBRIT

Prej tvteuta13:24, 25 Korrik 2015

Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizojnë në qytetin e Ulqinit, Panairin e 15-të të Librit “Ulqini 2015”, nga 26 korriku – 4 gusht 2015. Panairi i sivjetshëm realizon vazhdimësinë e traditës së organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga pushuesit në Ulqin gjatë këtij sezoni.Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

  • 1

    Radio