Sociale

Sociale Më shumë

Në Ulqin po qëndron delegacioni i agjencisë turistike TUI nga Gjermania

Prej tvteuta7 December 2016

Në Ulqin është duke qëndruar një delegacion i agjensisë turistike TUI nga Gjermania. Ata u takuan  me Kryetarin e Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët  e tij, ku ishin të pranishëm dhe zyrtarë të organizates turistike nacionale dhe ndërmarrjes publike “Të mirat detare”. Përfaqësuesit e TUI-t janë të interesuar  për investime  në objektet e “Rivierës së Ulqinit” në Plazh të Madh por edhe në mbushjen e kapaciteteve  të këtyre objekteve. Kryetari Cungu , përgëzoi mysafirët dhe theksoi se Komuna  e Ulqinit  është e gatshme që të përmbushë kërkesat e tyre. Ai po ashtu theksoi se  në vitet e 80-ta Riviera e Ulqinit  ka pasur nje bashkëpunim jashtëzakonisht frytdhënës me TUI-n dhe llogarit  që këto ura bashkëpunimi  mund te rivendosen përësri në interes të përbashkët. Mysafirët  nga Gjermania , vizituan edhe  objektet hotelerike në Plazh të Madh.