Në Ulqin 4.139 turistë të regjistruar
Prej tvteuta18:27, 24 Shtator 2022
Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Ulqinit, në qytetin tonë aktualisht po qëndrojnë 4139 turistë të regjistruar.
Pothuajse 98 për qind e tyre janë mysafirë të huaj, ndërsa vetëm 2 për qind janë vendas. Numri më i madh i tyre pushojnë në akomodime private 2923, në hotele 1137, në kampe 76, ndërsa 3 në pushimore.