Në Ulqin 360 kërkesa për asistencë mujore
Prej tvteuta6 January 2016
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2016/01/met-duraku1-110x96.jpg)
Nga 1 janari 2016, nënat e punësuara të tre ose më shumë fëmijëve në Mal të Zi, të cilat kanë 25 apo 15 vjet të shërbimit në punë, do të marrin një asistencë mujore. Nga dita e parë e këtij viti ka hyrë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, nga ku do të përfitojnë rreth pesë mijë gra në Malin e Zi. Në Qendrën për punë Sociale në Ulqin gjer më tani kanë arritur 360 kërkesa të cilat janë në fazën e përpunimit,por që nga fillimi I vitit pritet të ketë një fluks më të madh të grave – shprehet kryeshefi I Qendrës për punë Sociale Mehmet Duraku Sipas kryeshefit ëtë këtij institucioni kohërave të fundit është rritur dukshëm paraqitje e grave në Bironë për punësim.Pritet që muajin e ardhshëm të fillohet me pagesën e pagave mujore kategorive në fjalë.