Sociale Më shumë

Në Katërkollë mbahet takim senzibilizues për ndërgjegjësimin e banorëve në raste emergjente

Prej tvteuta16:11, 6 Dhjetor 2018

Në  qendër të Katërkollës sot u mbajt një takim joformal me qytetarë ku u ndanë fletushka me përmbajtje informative rreth reagimit në situata emergjente , kryesisht në lidhje me përmbytjet. Pera Pavlica Dragishiq, shefe e Drejtorisë për situata emergjente në Ministrinë së Punëve të Mbrendshme, ishte e pranishme në këtë takim e cila u shpreh se qëllimi i fushatës “Të jeshë i përgatitur,zvoglo rrezikun “ është që banorëve të  zonave të rrezikuara nga përmbytjet të ju ndahen materiale me rekomandime se si ata të veprojnë në rast të vërshimeve,hapat që duhet ndërmarrë para, gjatë dhe pas përmbytjeve ”. Ajo u shpreh se do të vazhdojnë me këtë fushatë edhe në Shtoj ku llogaritet të jetë zonë e cila rrezikohet nga përmbytjet. Ndihmësi i shefit të Policisë Komunale Kapllan Muça, tha se ç’do fushatë me përmbajte senzibilizuese është e mirëseardhur, dhe kjo është edhe arsyeja pse ky shërbim e ka përkrahur dhe është pjesë e kësaj fushatë. Përvec përfaqësuesëve të drejtorisë për situatë emergjente,prezent ishin edhe përfaqësues të zjarrëfiksëve dhe Policisë Komunale.

  • 1

    Radio