Aktuale Më shumë

Në Ada të Bunës 20% turistë më shumë se në vitin e kaluar

Prej tvteuta10:17, 23 Qershor 2022

Sezoni turistik në Ulqin edhe pse akoma është në fillim, çdo ditë e më shumë po sjell turistë, jo vetëm nga rajoni por edhe nga bota, të cilët vijnë për të parën herë ose rikthehen për të kaluar pushimet në plazhet e bukura të këtij qyteti.

Në kompleksin turistik Ada në Bunë aktualisht ka 20 për qind më shumë mysafirë në krahasim në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri më i madh turistëve janë nga Serbia, pastaj Çekia. Gjermania, Polonia, Hungaria e vende të tjera të rajonit, thotë drejtori i këtij kompleksi Bojan Gjakonoviq. Sipas tij kjo sezon turistike do të jetë e mirë.

“Ne jemi të kënaqur me vizitën aktuale, para së gjithash sepse kemi filluar më herët se vitin e kaluar. Pres që së shpejti të kemi kapacitetet maksimale të mbushura”, pohoi Gjakonoviq.

Gjakonoviq shtoi se çmimet e akomodimit në Adë janë rritur pak këtë vit, nga 3 në 5% dhe ato janë nga 35 deri në 75 euro për person, varësisht nga lloji i akomodimit.

Përndryshe, oferta turistike e Malit të Zi është prezantuar dje në Stamboll dhe siç tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Damir Davidoviq, janë të kënaqur me vizitën dhe interesimin e mediave turke.

Davidoviq theksoi rëndësinë e këtij prezantimi, si dhe të punëtorisë së biznesit të cilën, siç tha ai, e kanë vizituar rreth 100 agjenci dhe operatorë turistikë nga Turqia.

  • 1

    Radio