Kulturë

Aktuale Më shumë

Ndahet nga jeta ish myftiu Jusuf ef. Gjokaj, varrimi sot në ora 16.00

Prej tvteuta26 September 2022

Ish myftiu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Jusuf ef. Gjokaj u nda  nga jeta, në moshën 76-vjeçare. Myftiu  Jusuf ef. Gjokaj lindi me 18.11.1946 në Dinosë, dhe rrjedh nga një familje e respektuar e Malësisë. Shkollën fillore e ka çërfunduar në Dinoshë, kurse shkollimin e mëtejshëm e vazhdoi në Prishtinë në medresenë Alaudin.  Më pas ai studioi në Universitetin e Bagdadit, duke u diplomuar në letërsinë arabe dhe ligjin e Sheriatit. U diplomua në vitin 1972. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1973, ai u emërua imam i Xhamisë Bajrakli në Beograd nga viti 1974 deri në mars 1975. Nga prilli 1975 deri në qershor 1986, ai punoi në xhamahirën arabo-libiane. Në fund të qershorit 1986 pranohet në Këshillin e pleqësisë të Bashkësisë islame në Mal të Zi, në detyrën e referentit  fetar dhe arsimor deri në vitin 1998. Më pas u emërua myfti I myslimanëve në Mal të Zi. Detyrën e myftiut e ka mbajtur deri më 30 dhjetor 2011, kur doli në pension. Varrimi I Jusuf ef. Gjokaj, do t bëhet sot në ora 16.00 në varrezat familjare në Dinoshë.