Aktuale Më shumë

MRDAK: REALIZIMI NE KRIPORE SIPAS PARASHIKIMEVE

Prej tvteuta21:42, 2 Mars 2016

Sot eshte mbajtur mbledhja e katert e trupit keshilldhenes per Kriporen e Ulqinit, ne te cilen marrin pjese perfaqesuesit e NP “Parqet nacionale”,Ministria e turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem, Agjensise per mbrojtjen e ambientit, Komunes se Ulqinit, Organizates turistike,si dhe perfaqesues te organizatave joqeveritare.

Ne takimin e sotem sipas drejtorit te Parqeve nacionale Zoran Mrdak,ne kete takim kane bere permbledhjen e aktiviteteve ne Kripore nga muaji dhjetor, dhe se nga ana e Parqeve nacionale ata po bejne mbojtjen e kripores si fizikisht ashtu edhe profesionalisht.

Per kete periudhe kohore te cilen e menaxhojme ne Kriporen, nuk kemi te evidentuar asnje incident dhe mund te themi se jane bere disa riparime infrastrukturale te nevojshme per funksionimin e ujit,  dhe te gjitha aktivitetet e parapara para fillimit te sezonit turistik per menaxhimin dhe valorizimin e kripores i kemi realizuar-tha Mrdak.

  • 1

    Radio