MogUl botoi manualin “101 aktivitete për fëmijët me pengesa në zhvillim”
Prej tvteuta10:26, 14 Dhjetor 2016
“101 aktivitete për fëmijë me pengesa në zhvillim”, është manuali i fundit i botuar nga OJQ “Mogul”. Kryetari i OJQ “MOGUL” Xhemal Peroviq për Televizionin Teuta u shpreh se ky manual është një mjet konkret edukativo – arsimore i cili do të ndihmojë në punën e përditshme si në qendra ditore ashtu edhe në kopshte dhe shkolla me fëmijët me pengesa në zhvillim. 200 kopje të këtij manuali do të jenë pjesë e shkollave fillore, kopshteve dhe qendrave ditore, shtoj Peroviq.
Mogul në kuadër të realizimit të këtij manuali ka zhvilluar trajnime me përfaqesues të qendrave ditore, mësimdhënës, asistente e pedagoge të shkollave fillore e të kopshtëve si dhe me përfaqesues të shoqatave të prindërve mbi përdorimin e manualit për fëmijë me pengesa në zhvillim. Ky manual vjen në kuadër të projektit “101 aktivitet për fëmijë me pengesa në zhvillim”, projekt ky i cili mbështet nga komisioni për ndarjen e të ardhurave nga lojrat e fatit. Autore të këtij manuali jane dy psikologet nga Ulqini, Ardita Kovaçi dhe Suela Dibra Kaca, ndërsa kordinatore e projektit është Vjollca Çobaj profesoreshë e gjuhës angleze.