Aktuale Më shumë

Ministria e shëndetësisë: Nesër prezantimi i masave të reja epidemiologjike

Prej tvteuta17:18, 28 Dhjetor 2021

Autoritetet shëndetësore do të prezantojnë nesër masa të reja në luftën kundër koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. “Duke pasur parasysh rritjen e numrit të rasteve me variantin omikron, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa shtesë për shkak të ndryshimeve në situatën epidemiologjike”, thonë nga kjo ministri.

Konsultimet tashmë janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, me qëllim që nesër të fillojë një organizim ndryshe i punës, në mënyrë që mjekët dhe stafi tjetër mjekësor të angazhohen në qendrat shëndetësore. “Në të njëjtën kohë, së bashku me Institutin e Shëndetit Publik, po përgatisim propozimin e rishikuar të masave që nesër pas seancës së Qeverisë do t’i prezantohen Këshillit për luftën kundër vitusit korona”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë u kërkon edhe një herë qytetarëve që t’i përmbahen masave kufizuese në mënyrë që të mundohen të frenojnë sa më shumë përhapjen e virusit.

  • 1

    Radio