Aktuale Më shumë

Millosheviq edhe dy muaj në paraburgim

Prej tvteuta17:51, 20 Janar 2023

Ish-drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe zyrtari i lartë i LQ ABR, Rade Millosheviq, do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muajt e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar për “Vijesti” këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me publikun në Gjykatën e Lartë, Marija Rakoviq.

Ajo tha se vendimin për vazhdimin e paraburgimit e ka marrë kolegji penal jashtëgjyqësor i Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Paraburgimi është vazhduar për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit tek dëshmitarët, tha Rakoviq.

  • 1

    Radio