TURIZËM Më shumë

Milla: Pas hapjes së kufijëve presim turistët e parë

Prej tvteuta11:30, 27 Maj 2020

Mali i Zi pas më shumë se 2 muaj do të hap kufijtë me fqinjët me datë 1 qershor. Gjatë kësaj periudhe gjithçka ishte e paralizuar dhe disa nga sektorët kyç ndaluan veprimtarinë e vet. Ndërsa, nga fillimi i muajit të ardhshëm do të hapet një faqe e re për Malin e Zi, deklaron Armend Milla, ndihmës ministër në Ministrinë e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Mali i Zi, ekonomia e të cilit mbështetet ndjeshëm te turizmi, me hapjen e kufijëve dhe rikthimin në plazhe, do të ndërmarrë masa si pajisja me maska, dezinfektimi dhe ruajtja e distancave ndërmjet pushuesve të cilët priten të na vizitojnë në pesëmbëdhjet ditëshin e parë të muajit qershor. Ekonomia e vendit është prekur shumë nga pandemia e koronavirusit, por që në bazë të statistikave të analizuara pritet që e njëjta të rikuperohet në vitin 2021, deklaron Milla.Milla beson që me ardhjen e turistëve të parë çdo gjë do të ndryshojë për të mirë të Ulqinit, por edhe Malit të Zi. Ai poashtu apelon që të respektohen të gjitha masat e ndërmarra dhe ta dëshmojmë që jemi shteti i vetëm i sigurt për pushime.

  • 1

    Radio