Politikë Më shumë

Meta arrin në Mal të Zi

Prej tvteuta16:14, 21 Janar 2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, arriti sot në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku me nderimet më të larta u prit nga homologu i tij Milllo Gjukanoviq. Gjatë takimit të dy presidentët kanë biseduar për mënyrat e avancimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve, me fokus të veçantë në përmisimin e pozitës së pakicave, të cilat cilësohen urë bashkëpunimi për të dyja palët.  Në lidhje me situatën në Kosovë, të dy presidentët ishin dakord se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të rezultojë me një zgjidhje e cila nuk do të cënojë stabilitetin e Ballkanit. Gjatë vizitës në Mal të Zi, presidenti Meta u takua edhe me kryeministrin Markoviq dhe me kryetarin e Kuvendit Brajoviq, kurse nesër do të vizitojë edhe Ulqinin.

  • 1

    Radio