Sporti Më shumë

Merret edhe një vendim i rëndësishëm që ka të bëjë me Olimpiadën

Prej tvteuta16:29, 18 Prill 2020

Federata Ndërkombëtare e atletikës (IAAF) ka dekalruar sot se nuk do të zhvillojë asnjë event kualifikues për Lojërat Olimpike deri në dhjetor. Siç dihet, Olimpiada e programuar për verën e këtij viti u shty në verën e 2021-shit, për shkak të koronavirus.

“Kualifikimet olimpike do të zhvillohen nga data 1 dhjetor 2020 deri më 29 qershor 2021. Olimpiada u shty, ndaj ne do të shtyjmë eventet tona kualifikuese për shkak të pandemisë”, u shpreh Sebastian Coe, presidenti i IAAF-it.

Kjo shtytrje e eventeve kualifikuese bëhet për të mirën e sportistëve, pasi shumë prej tyre kanë ndërprerë fazën përgatitore për shkak të virusit vdekjeprurës, pasi nuk kanë se ku të stërviten. “Ne do t’i rinisim eventet nën masa të forta sigurie”, tha Coe.

  • 1

    Radio