Rajoni/Bota Më shumë

Menaxhimi i pandemisë dhe rikuperimi i pasojave ekonomike, prioritetet e Kurtit

Prej tvteuta21:30, 25 Qershor 2021

Për Qeverinë Kurti, menaxhimi i pandemisë së koronavirusit, rikuperimi i pasojave ekonomike dhe reforma në administratën publike janë prioritetet kryesore. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pos tyre, prioritet kanë fuqizimin e qeverisjes, sundimin e ligjit dhe transformimin ekonomike, që reflekton për ta integruar Kosovën në BE. “Ky program reflekton orientimin e përgjithshëm të Qeverisë sa i përket aspiratave tona drejt aderimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Kurti. Ulrica Richardson, koordinatore e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha se prioritetet kyçe për pesë vitet e ardhshme mbeten qeverisja transparente, cilësia dhe transformimi i ekonomisë, drejtë një ekonomie të gjelbër. Me anë të këtij bashkëpunimi, ajo tha Kosova përfiton për reagimin e vazhdueshëm ndaj Covid-19. “Prioritetet kyçe për pesë vitet e ardhshme në bashkëpunimin dhe kornizën e punës së përbashkët i kemi për promovimin e qeverisjes transparente, cilësia, qasja në shërbimet publike. Po ashtu, transformimi i ekonomisë drejt një ekonomie të gjelbër dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrale. Duke fuqizuar në të njëjtën kohë gjithë përfshirjen sociale, kohezionit social. Korniza bashkëpunimit po ashtu integron reagimin e vazhdueshëm ndaj Covid-19, pra kjo kornizë e mbështet Kosovën në zhvillimet e qëndrueshme”, theksoi Richardson. Ajo potencoi se në partneritet me Qeverinë e Kosovës synojnë të arrijnë rezultate të mira.

  • 1

    Radio