Aktuale Më shumë

Më 11 qershor diskutohet “tërheqja” e njohjes së Kosovës

Prej tvteuta17:35, 27 Maj 2023

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Zetës Luka Krstoviq, ka njoftuar për Portalin e RTMZ se ka caktuar seancë parlamentare për 11 qershor në ora 20:00, në të cilën një nga pikat e rendit të ditës do të jetë Deklarata për anulimin e njohjes së pavarsisë së Kosovës. Ai tha se seanca është caktuar për në këtë orë për shkak të zgjedhjeve dhe heshtjes zgjedhore, e cila përfundon në orën 20.00.

“Seanca e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Zetës është caktuar sipas procedurës së rregullt, sipas kërkesave të kolegëve këshilltarë dhe kryetarit të Komunës. Në rendin e ditës do të jenë pesë pika, duke përfshirë edhe Deklaratën e kolegëve nga ish-FD.Tashmë materiali i seancës po u shpërndahet kolegëve këshilltarë, me qëllim që për herë të parë të njihen zyrtarisht me përmbajtjen e rendit të ditës dhe elementet e pikave të propozuara. Pritet që pas shqyrtimit dhe analizimit të pikave, klubet e këshilltarëve do të ulen dhe do të vendosin për deklaratën.”, tha Krstoviq. zyrtar i Malit të Zi Demokratik.

FD, i cili tashmë nuk ekziston, më herët ka propozuar  Deklaratën për anulimin e njohjes së pavarsisë së Kosovës nga Mali i Zi. Edhe nëse kjo deklartatë do të miratohej nga Kuvendi i Zetës, ajo nuk ka asnjë fuqi ligjore dhe shërben vetëm për propagandë zgjedhore.

  • 1

    Radio