Mbledhja e dytë e Trupit koordinues – Shumë punë për tu bërë
Prej tvteuta15:41, 23 Maj 2019
Nën drejtimin e kryetarit të komunës së Loro Nrekiq, sot është mbajtur mbledhja e dytë e Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik. Kryetari Nrekiq tha se Komuna e Ulqinit do të përpiqet të bëjë të pamundurën që ky sezon turistik të jetë i sukseshëm edhe pse, siç tha ai, situata nuk është e pëlqyeshme. Ai numëroi një sërë problemesh të cilët përsëriten nga viti në vit. Ai njoftoi se do të angazhohet në maksimum që plazhet të pajisen me lejen e punës,duke ndikuar me autoritetin e vet edhe tek ministria për planifikimin hapsinor. Nrekiq premtoi se shumë shpejt do të hapet tenderi për asfaltimin e rrugëve që çojnë në plazhe, si dhe një zgjidhje për hedhjen e mbeturinave inerte.  Në takim u fol edhe për nevojën e koordinimit të shërbimeve inspektuese, sidomos për lajmërimin e mysafirëve si dhe largimin e dilerëve të dhomave dhe taksistëve illegal.