Aktuale Më shumë

Mbështetje për Ligjin për BP-në dhe “ligjin antimafia” në Mal të Zi

Prej tvteuta14:55, 7 Gusht 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mbështetur iniciativën e një grupi senatorë nga SHBA-të për miratimin e një ligji të posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të inkurajojë zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit, dhe në të njëjtën kohë do të shtypë korrupsionin dhe do të ndëshkojë politikanët e korruptuar apo personat e lidhur me ta, i njohur si Ligji për demokracinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Unë e përsëris gjithmonë se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni dhe liderët politikë, të cilët qëllimisht e mbajnë të gjithë rajonin në status quo. Prandaj, jam i kënaqur me faktin që partnerët tanë kryesorë të politikës së jashtme – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – e kanë pranuar këtë fakt dhe kanë nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në periudhën e ardhshme. Algoritmi është i thjeshtë – nëse e mposhtim korrupsionin, do të eliminojmë financuesit dhe “helmuesit” e skenës publike që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”, theksoi ai.

Abazoviq thekson se Qeveria e Malit të Zi ka përgatitur edhe “ligjin antimafia” të shpallur prej kohësh, të quajtur zyrtarisht Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për konfiskimin e fitimeve pasurore nga veprimtaritë kriminale.

  • 1

    Radio