Sociale Më shumë

Masat e reja: Ndalohet dalja nga banesa prej 19.00 deri në orën 5.00

Prej tvteuta10:36, 31 Mars 2020

Trupi koordinues nacional ka sjellur dje masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke ndaluar daljen nga banesa prej orës 19.00 deri në orën 5.00 në ditët e punës, kurse në fundjavë dalja ndalohet prej të shtunës në ora 13.00 deri të hënën në ora 5.00. Përjashtim prej kësaj mase do të jenë vetëm personat të cilët janë në marrëdhënie pune në këtë orar, për çka duhet të jenë të pajisur me leje të caktuar, si dhe ata që shetisin kafshët shtepiake, për çka mund të qëndrojnë jashtë më së gjati 60 minuta. Po ashtu, fëmijët nën 12 vjeç nuk lejohet të dalin pa përcjelljen e të paktën njërit prej prindërve apo kujdestarit.

  • 1

    Radio