Politikë Më shumë

Martin fton të gjitha partitë politike që ta ulin tensionin

Prej tvteuta09:36, 26 Dhjetor 2017

Kryesuesi i Këshillit parlamentar për stabilizim dhe asocim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian Dejvid Martin, i ka ftuar të gjitha partitë politike që ta ulin tensionin në mënyrë që të mundësohet puna normale e parlamentit.

Ai ka shtuar se është i kënaqur me faktin se një pjesë e opozitës ka paralajmëruar kthimin në parlament, duke u bërë ftesë deputetëve tjerë opozitarë që të veprojnë po në këtë mënyrë, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Në pyetjen se në ç’masë bojkotimi i parlamentit dhe rasti për tentativë të terrorizmit mund të ndikojnë në suksesin e bisedimeve, Martin është përgjigjur se shpreson që procesi juridik lidhur me ngjarjet në ditën e zgjedhjeve të vitit të kaluar do të përfundojë brenda afatit të arsyeshëm.

  • 1

    Radio