Sociale Më shumë

Marnikoviq: ” Situata epidemiologjike ne Ulqin stabile “

Prej tvteuta10:47, 6 Janar 2021

Në ditët e fundit të vitit 2020  numri i pacientëve të infektuar me Covid- 19 , ra në 30 % , ndersa pas Krishtlindjeve Katolike dhe Vitit te Ri , numri i testimeve por edhe i rasteve pozitive është në rritje në Komunën e Ulqinit . Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin , Pavlle Marnikoviq deklaroi që deri tek rritja e shifrave ka ardhur për shkak të udhëtimeve të qytetarëve gjatë pushimit me rastin e Vitit të Ri , gjë të cilen e dëshmon fakti që gjatë ditës së hënë janë kryer më shumë se 70 kontrolle në Covid Ambulancë.
Marnikoviq beson qe qytetarët do të tregohen të ndërgjegjshëm duke respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shendetësisë , të cilat do të jenë  në fuqi deri më 11 Janar.

  • 1

    Radio