Aktuale Më shumë

MANS akuzon Socialdemokratët dhe LPN se fshehin mënyrën e shpenzimit të mjeteve financiare

Prej tvteuta15:02, 16 Dhjetor 2021

OJQ MANS i bëri thirrje Lëvizjes për Ndryshime dhe Socialdemokratëve që më në fund të publikojnë të dhënat për financimin e tyre, duke thënë se ato parti vazhdojnë të fshehin se si i kanë shpenzuar 1.8 milionë euro që kanë marrë nga buxheti.

“Partitë politike parlamentare që prej vitesh marrin fonde të mëdha nga shteti dhe fshehin të gjitha të dhënat për financat e tyre janë SD dhe LPN”, thonë nga  MANS. Ata pretendojnë se Socialdemokratët kanë marrë mbi 1.1 milionë euro nga fondet publike në dy vitet e fundit , ndërsa LPN ka marrë gati 700 mijë euro.

Dy partitë politike nuk janë përgjigjur në asnjë nga kërkesat për informacion nga MANS dhe kanë fshehur të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e tyre në dy vitet e fundit. Ata besojnë se “kjo sjellje e këtyre partive shton edhe më shumë dyshimet për ligjshmërinë e punës”, sepse ata marrin fonde të mëdha nga shteti, dhe dorëzojnë vetëm raporte të pakta financiare nga të cilat nuk mund të shihen as gjërat elementare për menaxhimin e financave.

MANS ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të bëjnë publike të dhënat për financat e tyre, gjë që është bërë vetëm nga Mali i Zi Demokratik, FORCA, Partia Boshnjake dhe DEMOS. Informacionet për ta së shpejti do të jenë të disponueshëm në webfaqen e MANS.

  • 1

    Radio