Aktuale Më shumë

Mali i Zi te jete i gatshëm për BE deri me 2018.

Prej tvteuta10:19, 5 Janar 2016

Qeveria e Malit të Zi i ka vendosur qëllim vetës që deri në vitin 2018 t’i përfundojë të gjitha detyrimet dhe nga brenda të jetë e përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryenegociatori i Malit të ZI me BE-n, Aleksandar Andrija Pejoviq.

Më pas do të pasojë hartimi i marrëveshjes së bashkëngjitjes dhe ratifikimi i saj në parlamentin evropian dhe vendet anëtare të BE-së , çka nënkupton se ky proces do të zgjasë deri në dy vjet. Pejoviq për të përditshmen Pobjeda tha se pritshmëritë  e Malit të Zi janë që anëtarësimi mund të ngjajë në vitin e 2021.

Ai theksoi se ftesa për anëtarësim në NATO dhe raporti i Komisionit Evropian për Malin e Zi, vërtetojnë se vendi gjatë periudhës së mëparshme ka bërë hapa të mëdhenj në fushën e gjyqësorit, të drejtave themelore dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pejoviq përkujtoi se sundimi i ligjit është kyç në procesin negociues me BE-në, duke shtuar se aktiviteti në këtë fushë është edhe në fokus të punës së Qeverisë.

  • 1

    Radio