Aktuale Më shumë

Mali i Zi në vend të katërt në Evropë për vdekjet nga Covid 19

Prej tvteuta18:39, 13 Janar 2022

Mali i Zi është i katërti në Evropë në “listën e zezë” të të vdekurve nga Covid 19 për një milion banorë. Sipas faqes “Worldometer”, në vendin tonë kanë vdekur 2459 persona nga koronavirusi, që do të thotë 3911 viktima  për një milion banorë.

Në krye të kësaj liste është Bullgaria, ku kanë vdekur 31,838 persona apo 4,635 për një milion banorë. Në vendin e dytë është Bosnja dhe Hercegovina, në vendin e tretë Hungaria, i katërti Mali i Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut ndodhet në vend të pestë. Sllovakia, Rumania dhe San Marino janë gjithashtu në dhjetëshen e parë të kësaj liste tragjike.

  • 1

    Radio