Aktuale Më shumë

Mali i Zi me qendër për situatat e krizave të shëndetit publik

Prej tvteuta09:41, 14 Prill 2022

Me qëllim forcimin e kapaciteteve të Institutit të Shëndetit Publik, për t’iu përgjigjur funksionalisht kërkesave të shëndetit publik për të gjitha epidemitë e ardhshme të sëmundjeve infektive në vend, Ministria e Shëndetësisë mori mbështetje të plotë nga Delegacioni i BE-së dhe Zyra e OBSH-së në Mal të Zi për ndërtimin dhe pajisjen e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve me Qendrën Operacionale për Situatat e Krizave të Shëndetit Publik – EOC (Qendra Operacionale Emergjente).

Ndërtimi dhe pajisja e qendrës financohet plotësisht nga Bashkimi Evropian në vlerën mbi dy milionë euro, si dhe zhvillimi i një sistemi informacioni në fushën e mbledhjes dhe menaxhimit të të dhënave në situata krize.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, në një takim të mbajtur dje në Ministrinë e Shëndetësisë.

  • 1

    Radio