Aktuale Më shumë

“Mali i Zi është shembull i marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfetare”

Prej tvteuta10:56, 16 Qershor 2022

Mali i Zi dhe Bullgaria janë shembull i marrëdhënieve të konfirmuara të suksesshme dypalëshe, si dhe mbështetjes dhe miqësisë së sinqertë, ranë dakord ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka dhe ambasadorja e Bullgarisë në Mal të Zi Meglena Pullçijeva.

Sipas njoftimit nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Pullçijeva shprehu gatishmërinë që Mali i Zi dhe Bullgaria të përmirësojnë bashkëpunimin në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe në drejtim të forcimit ndërkulturorë. Mali i Zi është një vend i madh me në një territor të vogël, tha ambasadorja, duke shtuar se megjithatë është shembull i suksesshëm i marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfetare.

Kurse ministri Gjeka falënderoi për konfirmimin e rëndësisë së fushës së të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe gjithashtu prezantoi një plan për një njësi të re organizative që do të merrej me ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e bashkëjetesës, zgjerimin e njohurive për kulturat dhe popujt që jetojnë në Mal të Zi nën kuadrin e ndërkulturalizmit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zhvillimi i arritjes së barazisë gjinore është i një rëndësie të veçantë për Malin e Zi, me theks në fuqizimin ekonomik të grave, duke pasur parasysh përqindjen jashtëzakonisht të vogël të tyre që zotërojnë pasuri të patundshme, u njoftua nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave.

  • 1

    Radio