Aktuale Më shumë

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas disfatës një ditë më parë nga Memphis Grizzlies

Prej tvteuta11:49, 11 Dhjetor 2021

Në Paycom Center të Oklahomas, Lakers kanë triumfuar në udhëtim ndaj Thunder me 21 pikë diferencë 95:116.Që nga çereku i parë Lakers krijuan epërsinë dhe deri në fund të takimit arritën ta menaxhonin mjaftë mirë.

Kjo ishte hera e tretë këtë edicion që dy skuadrat e zhvillojnë mes vete, derisa fitorja e parë për Lakers ndaj Thunder.

LeBron James ishte më meritori për fitoren e skuadrës nga Kalifornia me 33 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Avery Breadley me 22 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Reaves (13) dhe Horton-Tucker (11).

  • 1

    Radio