Aktuale Më shumë

Lopët endacake shkaktojnë dëme të mëdha në Anë të Malit

Prej tvteuta16:53, 25 Janar 2022

Në Anë të Malit përsëri kanë probleme me lopët endacake që vijnë përtej kufirit me Shqipërinë. Në numër të madh ato kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa banorët e fshatrave të kësaj ane, edhe pse kanë provuar,  ende nuk kanë gjetur mënyrën se si të përballen me këtë fenomen.

Banori i zonës, Nail Ceni, tha për TV Teuta se ata janë munduar disa herë ta zgjidhin problemin edhe me pronarin e lopëve, po pa sukses. U janë drejtuar edhe institucioneve përkatëse, por deri tani nuk ka pasur reagim.

Edhe pse kanë vullnetin për të ndihmuar, në Policinë Komunale thonë se nuk mund të bëjnë shumë, pasi komptenecat e tyre në këtë drejtim, janë mjaft të kufizuara.

Koordinatori Amir Mehmeti, thotë se dëmi i krijuar është i madh, dhe jo vetëm në familjen Ceni, por edhe në pjesë të tjera. Ai shton se si polici komunale nuk kanë kompetencat e duhura për të zgjidhur problemin, por janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë maksimale.

Problemi për momentin nuk duket se do të marrë zgjidhje të shpejtë, sidomos duke marrë parasysh specifikat e zonës, ku prania e njerëzve është gjithnjë e më e vogël, ku kafshët enden pa pengesa. E derisa institucionet të fillojnë të koordinohen, banorëve nuk u mbetet hapsirë për të vepruar, përveç të marrin ligjin në duart e veta, dhe t’u shpallin luftë lopëve.

  • 1

    Radio