Kulturë Më shumë

Lista e librave më të shitura(video)

Prej tvteuta13:32, 7 Janar 2015

Libraria Arti ne Ulqin shpalli listen e librave me te shitur. Botuesi njeherit edhe udheheqesi I kesaje Librarie Gazmend Citaku  shprehet I kenaqur me rezultatat e  vitit 2014 , jo vetem per nga ana financiare e shtijes se librave por nga ajo se me kete gje le te kuptohet se interesimi I qytetareve per librin eshte ne rritje dhe po lexohet.

Ne listen e librave me te shitur ne gjuhen shqipe jane te renditura

Alfred Wollner – Urlaub in Ulqinië; Dr. Maksut Haxhibrahimi – Flota shekullore Detare e Ulqinit; Ali Llunji – Harapet e Ulqinit; Abetare per femijet e kopshteve; Nexhat Halimi – Trendafili me zemer

Blendi Fevziu – Ahmet Zogu; Kraja me vecantite shestanase – Kumtesa; Dr. Bahri Brisku – Kenge popullore te shqiptareve ne Mal te Zi; Uran Butka – Masakra e Tivarit; Hajredin Muja – Ulqini e Tivari mes krishterimit e islamit; E poashtu edhe ne gjuhen malazeze u renditen 10 librat me te shitur.

E ajo qe vlen te ceket eshte se shitja e botuesve vendas eshte me ne nivel gje qe le te kuptosh se shkrimtaret vendas e kane fituar pelqimin e qytetareve vendas.

Shitja per tituj e botimeve te librave ne listen e perzgjedhur fillon nga numri 50 e ne rritje duke arritur edhe shifren mbi 100

Libraria Arti pervec shitjeve dhe pik takimit te njerezve te pendes sic e quan Citaku , nder te tjera merret edhe me botimin e librave, ku ne vitin qe lam pas ka nxjerre ne skene edhe emra te rinje.

Planet per vitin 2015 jane shume ambicioze, duke pare se nje rikthim pas 20 viteve qytetit te ulqinit kjo librari po I jep harmonine edhe shkrimtareve edhe lexuesve. Prandaj edhe Citakun ky pasjon per librin po I jep kuraju te vazhdoj.

Ne Librarin Arti nuk mungojne as librat per femi, lektyrat shkollare, libra te autoreve vendas si dhe botime te kosoves, maqedonise e shqiperise, cka do te thote se shumecka mund te gjendet aty. Ne nje ambient te vogel gjendet llojshmeri titujsh , mbi 2000 te tille.

 

  • 1

    Radio